Në spektaklin e djeshëm të “Big Brother VIP”, pas debatit mes Einxhel dhe Ilirit ka patur debat të fortë edhe mes Arjolës dhe Donaldit. Ai ka akuzuar Arjolën që i mban krahun Ilirit edhe kur ai nuk ka drejtë dhe kjo gjë po e penalizon. Aktorja, ndër të tjera i tha që ka të drejtë të mbrojë Ilirin sepse e ka shok dhe ndjehet e afërt me të.
Ai madje i tha Arjolës që ajo nuk ka mendimin e saj dhe se nuk po lufton për fëmijët e saj. Ajo iu përgjigj se nuk lufton si mendojnë të tjerët dhe ajo nuk është aspak e dobët.
Donaldit i ka mbetur qejfi me aktoren dhe sot gjatë një bisede me Antonelën ai tregoi se ka marrë një vendim për të. Ai ka deklaruar se nuk do t’i flasë më edhe pse më parë i ka ardhur keq për të.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Unë Arjolës nuk i flas më, për asnjëlloj gjëje. Tull gjërat në kokë… unë kam dashur ta ruajë se më ka ardhur keq. Më vjen keq, se ka tre fëmijë, të betohem më vjen keq.
Antonela: Unë s’e kam pasur shansin këtu të tregojë një histori timen se s’ma ka dhënë kush atë hapësirë, se ulesh me Arjolën tregon ajo.