Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes drejtorit të urgjencës, Skënder Brataj dhe mjekut të urgjencës, Ilir Allkja. Pak kohë më parë me anë të një videoje në llogarinë e tij të Facebook-ut, Allkja denonconte mungesën e mjeteve mbrojtësë për stafin mjekësor në spital.
Së fundmi ndaj ti është përgjigjur Brataj, i cili e akuzon për shpifje dhe mashtrime. Po ashtu ai shton se Allkja ka vetëm 3-4 vite në Urgjencë sepse më parë punonte në Spille, mjek familjeje. Brataj shprehet se mjeku nuk mund të quhet profesionist i vijës së parë, ai e quan “pseudo-profesionist”.
Reagimi i Bratajt:
“Pseudomjek, mashtron kolegët dhe veten. Më vjen keq të futem në debat me një mjek. Në datën 11 mars, artikulli i parë, flet mjeku i urgjencës: Jam futur në karantinë, vizitova tre persona me COVID-19 pa veshje speciale.
Doktor Iliri, Shqipëria ka patur 170 jo 300. Kur të flasësh informohu se dikush tjetër e di të vërtetën. Flisni me të dhëna. 17 mars, rikthehet në detyrë mjeku që u pushua nga puna.
Kush e pushoi këtë njeri nga puna? Kush e futi në karantinë? Ku i gjeti këto tri persona të infektuar? Unë se di kush e detyroi këtë pseudo-profesionist?
Doktor Iliri s’ka 27 vite në vijën e parë, por vetëm 3-4 vite në Urgjencë sepse më përpara ka qenë në Spille, mjek familjeje. Si vetë në punë në banesë?
Kur Doktor Iliri ishte në karantinë. Cështja ishte e tillë. Pasi doli lajmi se ishte në karantinë, ai vazhdoi ishte të ishte në punë.
Qytetarët e shqetësuar që e panë, morën 127 dhe thanë s’duam të vijë të na vizitojë doktor Iliri se është në karantinë. Ne u interesuam dhe i thamë Përgjegjësit, të ndërprente punën. Doktor Iliri, ke shkelur betimin e Hipokratit, ke nxjerrë kartelën e pacientit.
Doktor Iliri harron diçka shumë të rëndësishme, që këtë videon që e bën doktor Iliri, njerëzit e tij janë me maska dhe doreza, vetë nuk afrohet. Ja dhe kartela që gjendet në internet.
Doktor Iliri nuk ndihmoi pacientin që qante nga dhimbjet, por kur mori në telefon shërbimin iu tha që të vëzhgonte nga larg. Por çfarë bëri ai?
E mori pacientin e çoi tek urgjenca e QSUT e jo tek Infektivi. Njerëzit duhet të marrin vesh me kë kanë të bëjnë.
Ti nuk mund të quhesh profesionist i vijës së parë, sa pacientë COVID ke vizituar në një muaj e gjysmë? 3-4-5? E harrove atë faqen me miqtë e tu, Urgjenca 127 ku s’lije gjë pa thënë për mua, fyerjet më mëdha në adresë time?
Si mund të dalë një mjek kundër shërbimit që shpëton jetë? Doktor Iliri mos më trego mua urgjencën e Italisë, Francës e Gjermanisë, se i di shumë mirë.
Janë vetëm 6 modele në të gjithë botën. Ka një gjë, në botën anglo-saksone, Amerikën meqë e sjell si shembull, s’vë në dyshim sistemin…por një gjë, vetë ato pranojnë se Urgjenca paraspitalore ka një mbijetesë 6.8%, ajo evropiane është 28-29%. E kupton doktor Iliri?
Ti ke nevojë për shumë shumë trajnim. Jam i kënaqur për të rinjtë, s’kanë eksperiencë por janë me dëshirë, trajnohen.
Ju më detyruat të përgjigjem kështu. Keni jo 2 muaj…jo vetëm ato tri vite që shpifni. Kam edhe të tjera, por po i ruaj për herë tjetër. Të më falin qytetarët shqiptarë për mllefin, por jemi humanë edhe ne mjekët. Një pseudo-doktor nuk mund të dalë hero. S’paguhet mjeku për transport.”
Pas deklaratës së tij nuk ka munguar reagimi i mjekut të Urgjencës. Ai shprehet se gjithcka e thënë nga ana e drejtorit të Urgjencës është në kuadër të shpifjeve, fyerjeve dhe denigrimieve profesionale.
“Pasi dëgjova Z. S.Brataj që foli me zë e figurë mbrëmë nga faqja zyrtare e QKUM për personin tim, ju njoftoj që gjithcka ka thënë është në kuadër të shpifjeve, fyerjeve, denigrimieve profesionale dhe sulmeve politike njësoj siç bëri Kryeministri Shqipërisë ditë më përpara.
Në vend që Z. S.Brataj dhe Kryeministri të merren me problemet e shtruara nga ana ime për të përmirësuar situatën e t’i luftojmë COVID-19 si edhe në vend që të tregohen transparent ndaj publikut, kanë zgjedhur rrugën që të shpifin e fyejnë kundrejt personit tim sepse mbase kujtojnë se kështu zgjidhin problemin e “luftës” me COVID-19.
Gjths, nuk dua të zgjatem më shumë por siguroj këdo shpifës e fyerës si Z. Brataj ashtu edhe Kryeministrin por edhe këdo tjetër që do të më pengojë apo bëjë më të vështirë punën time si mjek për të ndihmuar pacientët nga COVID-19, ju njoftoj që sapo të dalim nga kjo luftë me virusi covid-19 shpifësit e fyerësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e do të përgjigjen me detaje për çdo fakt të fshehur ndaj publikut Shqiptar për COVID-19 (nëse kanë reaguar në kohë për parandalimin e virusit apo kanë lënë që virusi të hynte mirë në Shqipëri duke kryer krim ndaj njerëzimit) dhe cdo gjë tjetër që kanë shpifur, denigruar e shtrembuar ndaj pereonit tim.
Me respekt, Dr. Ilir Allkja”