Andi dhe Jasmina kanë qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit. Kjo pasi dyshja ka shkëmbyer dy puthje gjatë “Për’puthen Prime”. Madje, mbrëmjen e djeshme, Andi i kishte blerë Jasminës edhe një dhuratë. Mirëpo, për hir të së vërtetës asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka ndjenja për tjetrin, përveç tërheqjes fizike.
E kur ne po prisnim që gjërat mes tyre të konsolidoheshin, e kundërta ka ndodhur mbrëmjen e sotme kur ata kanë debatuar pas takimit të Jasminës me Erlinidn, ku këta dy të fundit u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Këto skena nuk i kanë pëlqyer aspak Andit, i cili tha se u zhgënjye nga ato që pa. Madje, edhe më keq akoma. “U dëshpërova”-tha, duke shtuar se Jasmina është e paqëndrueshme.
“Unë pas Rinianit kisha pritshmëri që do më zgjidhje mua në takim të dytë. Nuk më zgjodhe. Ti më ke kritiku që po sillesha me të gjitha njësoj. Por kjo që ke bërë ti me Erlindin, ishte e njëjta gjë që ke bërë për mua. Pas puthjes që patëm nuk e di… Unë e pranova sepse nuk bëra asnjë reagim. Pata pritshmëri që Jasmina do më zgjidhte mua dhe u dëshpërova.”- u shpreh ai.
Nga ana tjetër, edhe Jasmina tregoi se pasiguri ndaj Andit për shkak të sjelljes së tij me gocat e tjera. Ajo u shpreh se është “50 me 50 mes Andit dhe Erildit”. Se çfarë do ndodhë mes tyre mbetet për tu parë në vijim, por punët nuk duken mirë pas ditës së sotme.