Në puntatën e sotme të “Maskat” në Top Channel, duket se ka ndodhur një debat që është përpjekur të mbahet larg syrit të publikut.
Teksa moderatorja e programit, Megi Pojani, ka qenë duke prezantuar një prej të ftuarve me maskë, pjestarët e jurisë, kengetarja Zajmina Vasjari dhe blogeri Olti Curri, kanë patur një debat me njëri-tjetrin. Ata janë përpjekur të mos dëgjohen nga të pranishmit në studio dhe publiku, pavarësisht mikrofonave të ndezur dhe tentuan ta kalonin gjithcka në heshtje.
Megjithatë ky moment nuk i ka shpëtuar Megit, e cila nga “Skype” e ka ndërprë Manushin, që ndodhej në studio, duke i treguar problemin që po ndodhte tek juria. Shkaku i debatit mbetet ende i paqartë për të gjithë, ndërsa Olti dhe Zajmina, që janë miq prej kohësh duket se zënkën e kanë kaluar edhe në rrjetet sociale. Nga një kërkim i thjeshtë mund të shohësh se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Gjë që tregon se debati i tyre nuk ka qenë dicka e momentit, por për një arsye madhore. Se c’ka ndodhur me saktësi, presim ta mësojmë ditët në vazhdim,