Gazetari Artan Hoxha në një debat me bashkëshorten e Carlo Bolino-s, Alba Malltezi, ka deklaruar se televizioni News 24, ka gënjyer lidhur me pasqyrimin e ngjarjes së 21 Janarit. Debati midis tyre ka ndodhur në rrjetin social Facebook ditën e djeshme. Në fillim Alba Malltezi shkruan:
“Pashë që Artan Hoxha kishte shkruar në një tag te walli im, por sa po ipërgjigjesha e hoqi, po e vë këtu: Artan, pse Eriselda të mori në telefon në 10 të natës të ktheheshe të komentoje 21 janarin në redaksi, se edhe ti nuk kishe parë e dëgjuar gjë atë ditë, nuk do të thotë që tani mund të na japësh mend në gazetari. Shijo famën që more kur kishe tjetër maestro në kokë se pas 2011-ës nuk po bën më gazetari ti”.
Alba Malltezi ka qenë pronare e News 24 dhe Hoxha ka qenë gazetar i saj për shumë vite. Më pas gazetari Hoxha i është përgjigjur:
“Alba, nuk di të më ketë marrë njeri në telefon më 21 janar, asnjë dhe askush, për asnjë moment, për gjithë ditën. Sa për famën, ti e di që nuk e kam patur kurrë pikësynim, sepse ndryshe do i kisha shfrytëzuar mirë mundësitë që më janë krijuar. Në 21 janar ti dhe Karlo keni qenë në Itali dhe nuk keni komunikuar me mua atë ditë, apo jo?!!!
Në mesditë kur sapo kanë nisur të gjuajnë me breshëri plumbash luftarakë dhe NEWS 24 jepte se po qëllohej me fishekë manovër, kam qenë unë që e kam marrë disa herë redaksinë disa herë se me çfarë po qëllohej por ata ishin shumë të zënë me bisedat në studio. Jepi hakun gjithsecilit, për të tjerat koha ka folur, koha flet dhe do të flasë. Punët në gazetari nuk kam pike dyshimi që bëhen në skuadër…” .
Por edhe pas kësaj që ka shkruar Hoxha, përgjigja e Albës është:“Artan, vazhdoj të them se pas 2011 ti bën çdo gjë tjetër, veç gazetarin jo. Siç dhe në këtë postim, ditë të mbarë dhe ty”