Iliri dhe Semi patën një debat. Iliri po qeshte me Donaldin dhe Semi i tha për çfarë po qeshni që të qeshim e ne.
Iliri i tha se nuk rri dot pa Donaldin më shumë se 2 minuta, Semi nuk e priti mirë dhe i nxorri gishtin e mesit.
Ilir: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.
Semi: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj lloj shakash dhe pak si seksuale.
Ilir: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.
Semi: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.
Ilir: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.
Donald: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.
Ilir: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?
Donald: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.
Semi më pas preket dhe thotë se nuk i pëlqen kur keqkuptohet çdo gjë kur ajo ka toleruar shakatë e tepruara të Ilirit.
Iliri: Këto shikimet çuditërisht i paskan vën re vetëm Semi dhe Donaldi.
Donald: Pse nuk e shikon Arjolën ashtu?
Iliri: Nuk bën Arjola atë që bën Semi. Nuk e dija që shikimet janë ngacmim seksual.
Semi: Kujdes se nuk ta tha kush këtë, se po më acaron. Thash shaka të ekzagjëruara.