Marrëdhënia mes Teas dhe Shqipes ka pësuar krisje pas një këmbimi postimesh që ato i bënë njëra-tjetrës në rrjetet sociale.
Që nga ajo kohë, “ngacmimet” dhe debatet mes tyre kanë qenë në rritje. Debatet u panë dhe gjatë puntatës së sotme, ku Shqipja i kërkoi Teas që të tregohet e sinqertë dhe të thotë se me çfarë ndihet më mirë me Arbin apo Andin. Tea u tregua e rezervuar në këtë pjesë, ndërsa iu drejtua ashpër Shqipes kur i tha:
“Ti vetëm ofendon, ke shkelur të drejtat universale të njeriut”.
Shqipja: Me Arbrin ishte kliku, me Andin 70% ideal. Nëse dikush ikën nuk ka qenë kurrë e jotja.
Tea: Unë i jap liri, nuk mbaj asnjeri me zor. O zemra ime qetësohu. Pusho se na plase.
Shqipja: Asnjëherë nuk i dërgon gjërat në fund.
Tea: Ti Shqipe vetëm femër nuk je. Ti që në momentin e parë ke nisur të ofendosh, Mevlanin e ke quajtur pulë, trupeshk, mua më the lopë.
Shqipja: E paske marrë lopën për vete.
Tea: Po e sqaruam atë pjesë. Në çdo moment që një person jep opinion ti i thua futesh si pykë.
Shqipja: Ti çfarë po replikon.
Tea: Unë po jap fakte.
Shqipja: Më shpjego pak klikun tënd. Ti nuk ke përfunduar asgjë.
Tea: Unë nuk të jap një shpjegim ty sepse je pa edukatë, që cënon njerëzit.
Shqipja: Ti më tregon mua edukatën, ti ruhesh nga njerëzit.
Tea: Unë kështu jam. Kjo që ke bërë ti është shkelje universale e njeriut.