Debati mes Eltonit dhe Ilirit duket se vijon ende ndërsa ky i fundit zgjodhi ta çojë në nominim së bashku me veten dhe Arbrin. Debati midis tyre ka nisur, pasi Eltoni pretendon se Iliri nuk e ka ndihmuar në një audicion dhe nuk i ndihmon shqiptarët.
Ditën e sotme, Iliri dhe Eltoni kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar tonet e ashpra. Eltoni e cilësoi si zero dhe i tha të “rrijë urtë”, ndërsa Iliri i kërkoi të masë fjalët dhe i përmendi sërish të kaluarën.
Ilir: Si bythë turtulli, vetëm llap llap llap.
Eltion: Ti për mua je zero.
Ilir: Një njeri që i vendos grada vetes, për mua është baras me zero. Ti je një nga ata.
Eltion: Bravo. Ik e flej tani.
Ilir: Ti mua ik e flej, vazhdo…
Eltion: Rri urtë pra.
Ilir: Ti më thua mua rri urtë?
Eltion: Është më mirë.
Ilir: Ule tonin, fjalët mati me mua.Vetëm llap si b*thë turtulliNuk kam ardhur të kërkoj punë tek ty, ndoshta ke ardhur ti tek mua. Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedh.
Eltion: E kisha për vlerësimin që i bën shqiptarëve.