Pak ditë para finales së shumëpritur të “Big Brother VIP Kosova”, tensionet janë ndezur mes dy konkurrentëve, Edona dhe Blerando. Gjatë një debati të ashpër, Edona ka quajtur Blerandon ‘rrencak’, një akuzë që ka acaruar ndjeshëm Blerandon, i cili nuk ka hezituar të reagojë ndaj ofendimeve të përsëritura.
Kjo përplasje vjen në një kohë kur konkurrenca në shtëpi është intensifikuar, veçanërisht me afrimin e finales së madhe. Të mbeturit në garë janë katër konkurrentë: Shqipe, Blerando, Edona dhe Lumbardh, të cilët janë në luftë për titullin e fituesit të kësaj edicione të “Big Brother VIP Kosova”.
Situata mes Edonës dhe Blerandos ka tensionuar edhe më shumë atmosferën brenda shtëpisë, duke shtuar spekulimet rreth asaj se si do të zhvillohet finalja dhe si do të ndikojë ky debat i ashpër në votimet e publikut. Fansat e programit po presin me padurim për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët e mbetura dhe kush do të dalë si fitues i kësaj edicione të “BBVK”.