Data 25 gusht do të jetë premiera e filmit live action të Death Note, filmi realizuar për Netflix bazuar nga manga e njohur e krijuesve Tsugumi Ohba dhe Takeshi Obata
Filmi do të ketë për regjizor Adam Wingard, një nga specialistët e zhanrit horror.
Filmi tregon historitë e një gjimnazisti interpretuar nga Nat Wolff, i cili gjen një libër me fuqi të mbinatyrshme. Zotëruesi i librit nëse shkruan emrin e dikujt, duke vizatuar edhe portretin e tij, personi në fjalë do të vdes. I marrosur pas fuqive të mbinatyrshme, djaloshi nis kështu të vrasë të gjithë ata persona që mendon nuk janë të denjë për të jetuar.
Në cast-in e Death Note gjejmë gjithashtu Margaret Qualley, Keith Stanfield, Paul Nakauchi, Shea Whigham dhe Willem Dafoe.