Ku ka më bukur se këto ditë me shi ti kalosh në një ambient fantastik pa qëndruar gjatë nëpër lokale. KinoKlub Tirana edhe këtë të Enjte sjell një mundësi “super” për të gjithë.
Në kuader të Klubit të Filmit KinoTirana mbështetur nga Bashkia Tiranë dhe mundësuar nga Ambasada Amerikane nën partneritetin mediatik të IMAlbania.com, do të shfaqet “Dead Poets Society”. Dead Poets Society është një dramë Amerikane dhe tregon historinë e një mësuesi të ri të anglishtes John Keating i cili i frymëzon studentët e tij të shikojnë poezinë me një perspektivë të ndryshme të njohurive dhe ndjenjave autentike.
Dead Poets Society është një dramë Amerikane e vitit 1989, një mësues i ri John Keating (Robin Williams), është paraqitur në një shkollë përgatitore për djemtë, që është e njohur për traditat dhe standardet e larta. Ai përdor metoda joortodokse dhe poezinë për të arritur tek nxënësit e tij, të cilët përballen me presione të mëdha nga prindërit e tyre dhe nga shkolla. Me ndihmën e Keating, studentët Neil Perry, Todd Anderson dhe të tjerët mësojnë të dalin nga problemet e tyre, të ndjekin ëndrrat dhe të kapin momentin.
Filmi do të transmetohet mbrëmjen e sotme ora 17.00 në Qendrën TEN në Tiranë./IMALBANIA.COM/