Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi një ditë pas humbjes me Portugalinë ka firmosur një kontratë të re në Itali te RAI për edicionin e ri në emisionin sportiv “Novantesimo Minuto” (Minuta e 90) në rolin e opinionistit çdo të diel ora 17:00 me prezantuesen e njohur Paola Ferarri
Në panel, tekniku i Shqipërisë do të jetë përkrah emrave të njohur të futbollit italian si Cesare Prandelli, Alberto Malesani apo Corrado Orico.
Pas firmosjes së kontratës së re, tekniku i natyralizuar si shqiptar u shpreh se“Do të jetë pak e vështirë për shkak të distancës që do të më duhet të krijoj herë pas here me udhëtimet e mia në Shqipëri, por pjesëmarrja do të jetë 100%” është shprehur De Biasi.
Marre nga Shqiptarja.com