Warner Bros. Television dhe Amazon janë afër marrveshjes që do të sjellë në Prime Video filmat e rinj të animuar të universit DC.
Channing Dungey, kreu i Warner Bros. Television, në konferencën televizive në Mbretërinë e Bashkuar në Londër (nëpërmjet Variety), zbuloi se Warner Bros. TV dhe Amazon po mbyllin një marrëveshje për përmbajtjet e reja të animuara DC. Nga ana tjetër, HBO Max do të jetë ndalesa e parë për DC, por pas tij Amazon do të ketë ekskluzivitetin e disa prej titujve origjinal të DC.
Ka shumë të ngjarë që kjo të çojë në krijimin e Batman: Caped Cruseder, seriali i animuar i krijuar nga Bruce Timm dhe prodhuar nga J.J. abrams. Projekti fillimisht ishte menduar të transmetohej në HBO Max, por ai u vendos në gatishmëri në pritje të një transmetuesi të ri, i cili në këtë pikë mund të jetë Amazon.