Seriali i suksesshem Dawson’s Creek pas tetëmbedhjetë vitesh zbulohet se ka pasur një tjetër përfundim nga ajo sa kemi ndjekur në sezonin e fundit.
Këtë përfundim e kanë zbuluar vetë shkrimtarët Kevin Williamson dhe Paul Stupin. Këtë sekret, i mbajtur i fshehur pas kaq kohësh, ata e kanë treguar gjatë eventit ATX Television Festival, i mbajtur në Austin gjatë ditëve të para të qershorit 2015. Organizatorët i kanë dhënë mundësinë shkrimtarëve për të informuar publikun rreth të tjera prapaskenave të serialit dhe për të folur për arsyet që i çuan ata për të bërë zgjedhje të caktuara në lidhje me subjektin e shfaqjes. Shumë detaje kanë ardhur në dritë dhe jo vetëm për sa i përket fundit të vërtetë por gjithashtu u diskutua rreth vdekjes së Jen, i cili në atë kohë bëri goxha bujë.
Finalja e vërtetë e Dawson’s Creek, nëqoftëse nuk do të ishte ndryshuar, do të përfundonte me kurorëzimin e dashurisë midis Dawson dhe Joy. Një finale që do të kishte bërë të lumtur fansat e çmendur të serialit. Siç të gjithë e dinë, vajza në fund zgjodhi Pacey. Një ngjarje që ka hyrë në imagjinatën kolektive të fansave dhe në kulturën web. Ndryshimi i papritur i Kevin Williamson bëri që finalja mos të ishte ajo që të gjithë e prisnin por që me padyshim surprizoji të gjithë publikun.
Të dy shkrimtarët kanë hedhur dritë mbi një zgjedhje e cila në atë kohë shkaktoi goxha debat, vdekjen e personazhit Jen. Sipas disave, një zgjedhje arbitrare dhe “shumë e fortë”. Kevin Williamson dhe Paul Stupin kanë thënë se konsideronin maturimin e personazheve si një pikë kyçe, dhe vdekja e një mikeshe si Jen ishte katalizatori i duhur në tranzicionin nga adoleshenca në moshën e pjekurise.