Prezantuesi i njohur amerikan David Letterman i ka thënë lamtumirë ekranit. Pas më shumë se 30 vjetësh në ekran prezantuesi i njohur ka vendosur të dalë në pension.
Në datën 20 maj pritet të jetë edhe takimi i fundit me emisionin “Letterman Show”.
Padyshim që David do të përzgjidhte një emër të fortë dhe me ndikim për të përmbyllur karrierën e tij të gjatë, e kush më mirë se presidenti i SHBA-së Barack Obama, për tu ulur në studion e tij.
“Do të luajmë së bashku domino”, ka thënë prezantuesi në promon për emisionin.