Ish futbollisti, në bashkpunim me BBC është duke përgatitur një film të ri me titull ‘David Beckham: For The Love of the Game’.
Filmi do të ndjekë hapat e bashkëshortit të Victoria Beckham në të gjithë karrierën e tij futbollistike, që e bëri atë të famshëm në mbarë botën.
David në shoqërinë e mikut të tij Dave Gardner do të vizitojë qytete si Papua Guinea e Re, Buenos Aires, Nepal, shkretëtirat e Xhibutit, Miami dhe peisazhe interesante të Antarktidës.
Artistët do të ndajnë ditët me banorët e këtyre vendeve dhe do të mësojnë se çfarë duhet të bëjnë çdo ditë për të mbijetuar.
Beckham do të shfrytëzoj këtë rast për të frymëzuar ata që duan të luajnë futboll profesionalisht.
Dokumentari do të përfundoj në Old Trafford, ku Beckham filloi karrierën e tij duke luajtur me Manchester United, ku do të zhvillohet një ndeshje bamirësie për UNICEF.