Një kthim në kohën e Evës dhe Adamit duket se është trendi më i ri në takimet dashurore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krejt lakuriq, të zhveshur jo vetëm nga teknologjia, por edhe nga rrobat e trupit, të rinjtë takohen për herë të parë me njëri-tjetrin “ashtu si kanë lindur”.
Duket sikur beqarët e rinj amerikanë janë kaq të dëshpëruar në kërkim të dashurisë, sa për ta gjetur atë kanë vullnetin të provojnë çdo gjë. Një prej tyre është edhe të dalin lakuriq në takimet e para. “VH1” ka fiksuar disa takime të tilla, të quajtura “Dating Naked”, të cilat ofrojnë rastin për të gjetur dashurinë duke u zhveshur.
“Është, si të themi, të mos marrim me vete telefona, të largojmë kompjuterat dhe të mos shkruajmë mesazhe. Në këtë rast, të largojmë rrobat. Të heqim mënjanë çdo gjë që mund të krijojë zhurmë dhe të vendosim botën e takimit të dashurisë në vendin më vulnerabël të mundshëm”, shpjegon producenti ekzekutiv, Rob La Plante. “Sepse asnjëherë nuk mund të jesh aq i ndershëm dhe vulnerabël, sesa kur qëndron lakuriq përballë dikujt, që nuk e ke takuar kurrë më parë.”
Adam-ët dhe Eva-t takohen në vende të ndryshme, për të treguar si ngjan vulnerabiliteti i vërtetë: askush nuk di ku të shohë…
Përtej kësaj, takimet e dashurisë janë si kudo. Ekzistojnë të njëjtat përzierje ndjesish të xhelozisë, konkurrencës, djallëzisë etj., nëse në mes futet edhe një person i tretë. Në fakt, në gjithë këtë, ofrohet dhe një rast për materiale komike.
Burimi | Gazeta Express