Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.
Arbana është në fund të pritjes së ëmbël dhe lajmin e ka dhënë vetë moderatorja në ditën e saj të lindjes.
Çifti janë në periudhën e tyre më të lumtur dhe duket se planet nuk kanë të sosur.
Eduarti ishte së fundmi në një intervistë për moderatorin Flori Gjini, ka zbuluar edhe shumë detaje të reja rreth jetës personale të çiftit, mes të cilave dhe dasma.
Regjisori tregoi se nuk kanë caktuar ende një datë, por e kanë të qartë vendin. “Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”, tha ai.