Dashuria e shqiptareve për telenovelat është e hershme. E kush nuk e mban mend “Rubin” dhe “Salomene”? Te parat telenovela qe gozhdonin te gjitha femrat para televizorit?
Kjo dashuri per telenovelat latine nisi te zbehej per t’u rikthye me e forte me serialet turke. Sepse seriale si “Karadayi” dhe “Lugina e Ujqërve” sot ndjellin edhe kureshtjen e meshkujve, te cilët gjejnë ne to edhe aksionin, por edhe histori dashurie. Jo pak mendojnë se kjo tërheqje dhe ky impakt, vjen edhe per shkak se seriale turke ne përmbajtje, përcjellin dukuri qe i afrohen zakoneve te familjes shqiptare. Kostoja e tyre per televizionet është edhe me e larte se ajo per telenovelat latine, por siç duket ia vlen te shpenzosh per to. Publiku i do.
Edhe Vizion Plus kete vere do te kënaqe shijet e publikut duke sjelle jo vetëm produksionet me te suksesshme nga kinematografia turke, por edhe prodhime te reja. Përveç rikthimit te “Karadayi”, serialit qe theu rekorde shikueshmërie me historinë dhe përpjekje per te vene drejtësinë ne vend, qofte edhe kundër nje prokurori, ne Vizion Plus vjen nje tjetër serial: “Premtimi”. Besa e dhëne, nje premtim i rendesishem, nje amanet dhe nje dashuri e madhe është ajo qe pret te grishe shqiptaret kete vere përmes ekranit te Vizion Plus.