Paloma rrëfeu së fundmi në “Big Brother VIP Albania” se bashkëshortit të saj i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin, që fatmirësisht, siç tregoi ajo, tani e kanë kaluar. Ndaj, puntatën e të premtes, bashkëshorti i saj Andrei, ose siç e njohim të gjithë, Alandy, u përball me të, për të sqaruar gjithë situatën e për t’i thënë edhe një herë që e do dhe e mbështet.
Mirëpo, polemikat lidhur me deklaratat e marrëdhënien e tyre, kanë vazhduar në mediat rozë. Keqkuptimi erdhi pas statujës e cila duhet të ishte trajtuar si humor dhe aspak për të mërzitur Palomën, pasi për disa u duk si moment ku Andrei i kërkoi të mos tregojë historinë por në fakt nuk është kështu. Ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në “Big Brother Fan Club”, për të sqaruar situatën, pas gjithë “zhurmës” në rrjet. Ai ka thënë se ka marrë shumë komente, edhe nga kolegët e tij artistë, komente të mira, dhe sigurisht edhe jo të mira.
Së pari, ai sqaroi se batuta e tij “Kam dhe unë material për të nxjerrë”, gjatë takimit me Palomën, nuk ka të bëjë me materiale lidhur me ta si çift, por me materiale muzikore, meqënëse prej vitesh ai prodhon muzikë dhe shumë shpejt do të publikojë këngë të reja.
Ai sqaroi se gjithë vizita e tij në “Big Brother VIP” ishte menduar ndryshe, ai kishte organizuar një surprizë për Palomën, bashkë me vajzën e tyre Lunën, edhe pse gjërat shkuan ndryshe. Por mesa duket, edhe fakti që nuk flet shumë mirë shqip bëri që edhe në këtë program të mos e sqaronte gjithçka siç duhej.
I prekur nga titujt abuzivë portale dhe pamundësia për të thënë të vërtetën siç është edhe në emisionet ku ai është ftuar, Alandy foli gjithashtu edhe për “News 31”.
“Unë nuk mohoj atë që ka ndodhur dhe as nuk e kam ndaluar ta tregojë historinë. Paloma sigurisht që është lënduar, mërzitur, kemi ngritur zërin dhe e kam shqetësuar por dhunë fizike për 8 vite siç po flitet nuk ka patur. Madje ajo e tha edhe vetë këtë atë natë. Ka patur momente që është kaluar kufiri dhe pikërisht këto momente më bënë të kuptoja që po lëndoja familjen dhe njerëzit që dua më shumë. E falenderoj që më qëndroi pranë dhe ja dolëm ta kalonim atë periudhë.”
Producenti ka shtuar se e lëndon fakti që përmenden vetëm momentet jo të mira të tyre, duke lënë mënjanë momentet e bukura, sidomos ato gjatë shtatzënisë së gazetares, kur ata prisnin fëmijën e tyre të parë, Lunën.
Ai ka treguar se nuk e ka mohuar ndonjëherë historinë e tyre, madje zbuloi se e kanë treguar të dy më parë, në Top Albania Radio, bashkë me Palomën.
“Falje i kam kërkuar Palomës, shumë herë, madje edhe me muzikë, sepse edhe kënga ime ‘Sorry’ i dedikohet asaj. E kam pranuar fajin, dhe fakti që bëra gjithë terapinë, për t’iu dedikuar familjes e shpjegon më së miri këtë. Nuk e mohoj por më lëndon fakti që gjykohem sikur s’doja ta tregonim historinë, ndërkohë, që unë nuk e kam problemin këtu, por tek keqinterpretimi i detajeve. Une jam ai që e shtyu të hynte në ‘Big Brother VIP’ dhe po kujdesem për vajzën bashkë me familjen e saj. Nëse do isha ‘i tmerrshmi’ i komenteve as familja e saj nuk do të më mbante afër.
Dua që historia jonë të shërbejë si histori frymëzimi për çiftet që janë në të njëjtën situatë si tonën dikur, që mund t’ia dalin, siç ia kemi dalë ne sepse dashuria është më e fortë se veset.”- përfundoi Alandy, për “News 31”, duke iu treguar të gjithëve se çdo vështirësi në çift kalohet, kur ka vullnet dhe shumë dashuri, si në rastin e tyre.