Tashmë vendi i telenovelave po “pushtohet” nga serialet turke. Dikur eksportuesi më i madh i prodhimeve kinemtografike “daily” tashmë Amerika Latine duket se është “dorëzuar” para Turqisë.
“Kara Sevda” ose siç njihet ndryshe në shqip si “Dashuri e Pafund” një nga prodhimet më të suksesshëm të AyYapim, është seriali më i shitur në tregun televiziv të Amerikës Latine.
Kara Sevda ka arritur të shitet në plotë 15 shtete duke përfshirë Meksikën, Kilin, Perunë dhe Kolumbinë.
Ndërkohë “Diamant dhe Dashuri” ka qënë një serial tjetër që ka patur boom shitjesh.
“Kara Sevda” ka nisur transmetimin në mes të Nëntorit 2016 ka nisur transmetimin e tij, i cili ka arritur një shikueshmëri të madhe dhe shumë të kënaqëshme.
Seriali transmetohet gjithashtu edhe në platformën Tring në Shqipëri, i cili ishte një nga blerësit e parë të huaj të prodhimit.
/IMALBANIA.COM/