Top Channel së shpejti do të sjellë një tjetër dramë të re e prodhuar në vitin 2017, e transemtuar vitin e kaluar nga gjigandi mediatik italian Mediaset.
Me një numër prej 44 episodesh me zgjatje 40 minuta, seriali vendoset në vitet 1913. Corrado Corradi, i biri i të pasurit Leopoldo Corradi, drejton një minierë mermeri që është pronë e familjes, por i trajton punonjësit e ti në një mënyrë mizore. Ai është i martuar me Silvia, një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë dhe tepër e përkushtuar tek martesa dhe bashkëshorti i saj. Por në momentin që ajo njeh Brando Prizzin, jeta e tyre ndryshon papritur.
“Dashuri dhe Sakrificë” është transmetuar në Canale 5 në dy sezone. Sezoni i parë ka filluar transmetimin në Dhjetor 2017 – Janar 2018 ndërsa sezoni i dytë Qershor 2018 – Gusht 2018. Në sezonin e parë seriali, me titull origjinal “Sacrificio d’amore”, ka patur audiencë më të lartë e cila kulmoi me episodin e dytë. Në sezonin e dytë, seriali pati një ulje të madhe të audiencës, me rreth 1.000.000 shikues.
Seriali do të nis transmetimin e tij më 11 Shkurt, në orën 16:00 nga e Hëna në të Premte./IMA/