Gjatë sezonit të parë të serialit Daredevil, targuar Netflix, kostumi i heroit ka evoluar gradualisht për të arritur tek ngjyra e kuqe, siç njihet botërisht.
Marvel ka publikuar posterin e realizuar nga concept designer Ryan Meinerding i cili ka dizenjuar versionin televiziv të veshjes së kuqe të Matt Murdock (Charlie Cox).
Dizajni është bërë në bashkëpunim me Rodney Fuentebella, Andy Park, Joe Quesada, Jackson Sze, Josh Nizzi dhe Anthony Francisko, me qëllim për t’i qendruar sa më mirë realitetit që e karakterizon serialin.