Dashuria e tyre lindi brenda shtëpisë së “Big Brother” për t’u bërë edhe më e fortë pas daljes së tyre.
Ata gjetën njëri-tjetrin brenda mureve të shtëpisë, fituan çmimin e madh dhe njëherazi simpatinë e publikut. Danjeli dhe Fotini, pavarësisht se kishin kundër familjarët e tyre, zgjodhën që të martoheshin në “Big Brother” dhe pas daljes së tyre njoftuan se do të bëjnë një tjetër dasmë më 20 nëntor. Kur kishin mbetur pak kohë, konkretisht 13 ditë, Fotinia ka njoftuar se dasma është anuluar.
Lajmi është konfirmuar për “RevistaWho” nga ish-banorja. E megjithatë, nuk ka vend për panik. Fotinia ka theksuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për marrëdhënien e tyre, pasi janë shumë të lumtur krah njëri- tjetrit, thjesht dasma do të mbahet në një moment tjetër.