Edhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në ekran i “Dancing With the Stars”, teksa pregatitjet e spektaklit të kërcimit që do të transmetohet në “Top Channel” ka nisur prej ditësh dhe po ashtu është zbuluar edhe një pjesë e mirë e kastit. Deri më tani personazhet e njohur që do të konkurojnë në skenën e kërcimit janë nga fusha të ndryshme, muzika, filmi, ekrani e sporti, e megjithatë, pjesëmarrësi i zbuluar vetëm pak momente më parë nga faqaje zyrtare e “DWTS” në Instagram është vërtetë surprizë.
Kështu, teksa mediat me burimet e tyre përpiqen të gjejnë personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në program, me burimet e tyre që kanë qenë të sakta shumicën e kohës, sidomos në rastin e fundit, djali që do t’i bashkangjitet sfidës së kërcimit nuk është aq i njohur në televizion apo media, por mjaft i njohur në jetën e natës në Tiranë.
Bëhet fjalë për Ilir Dushkaj, i njohur për punën si bartender dhe në video-n e prezantimit të tij cilësohet edhe si mjeshtër i koktejleve, me misionin për të “shkundur” skenën.
Në kohën kur programet përpiqen të rivalizojnë njëra-tjetrën për të marrë të njejtët personazhe që i shohim në ekran gjithmonë, “fytyrat e reja” janë gjithnjë të mirëpritura dhe pse jo, t’i jepet shansi për t’u bërë më të njohur për punën e tyre jo edhe aq të zakonshme, por tepër interesante.