Ato janë dy spektakle televizive me përmbajtje të njëjtë, VIP-at shqiptare duke kërcyer përkrah balerinëve profesionistë. Bëhet fjalë për “Dance With Me” dhe “Dancing With the Stars” që shfaqen i pari në Klan TV dhe i dyti në Vizion Plus. Konkurenca mes tyre ishte e pritshme, por tani duket se ka filluar edhe lufta ndërmjet këtyre dy produksioneve.
E para duket se e ka nisur Amarda Toska e cila para dy javësh ka ironizuar në mënyrë të tërthortë konkurentët duke thënë se në “Dancing With the Stars”, VIP-at kërcejnë vërtetë, ndryshe nga çfarë ndodh nëpër TV të tjera.
Kanë vonuar, por nuk kanë harruar drejtuesit e “Dance With Me” dhe më konkretisht Alketa Vejsiu mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit ka thënë se në “Dance With Me” ndryshe nga çfarë aludohet, kërcehet vërtetë, dhe prova për këtë ka qenë Stine dhe Roza Lati. Roza nga ana tjetër si për t’i dalë në krah prezantueses është shprehur se fjalët i thonë sepse ndiejnë konkurencën.
Producentja dhe bashkëpunëtorët e saj në “Dancing With the Stars” e kanë zhvendosur luftën nga live në Instagram ku dhe kanë postuar këtë foto që shkruan “Shih rrushi rrushin, kalbet mandarina”.
Nuk besojmë të jetë rastësi që Holta Kolaneci (Producente) Eraldo Rexho (Autor Programi) dhe Ardi Asllani (Drejtor Imazhi) kanë publikuar të njëjtën foto. Madje ky i fundit e kaluar në një fazë tjetër sulmin duke u shprehur: “Mandarina të Kalbura në këtë ‘treg të shëmtuar’ për të tërë DINJITET”
Marrë nga Mad