Projekti “Dancing With the Stars” që vitin e kaluar pati një audiencë të lartë do të startojë së shpejti sipas njoftimit të televizionit Top Channel.
Programi me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.
Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit.
Kasti bën bashkë emra nga fusha e TV, muzikës, aktrimit, yje të rrjeteve sociale, sportistë, që kanë një karrierë të njohur kombëtare dhe ndërkombëtare.
Juria e “Dancing With the Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar.
Stafi i programit ka nisur punën për spektaklin e kërcimit, gjë të cilën e konfirmoi ditën e djeshme përmes një videoje në “Instagram”, fituesi i BBV2 Luiz Ejlli.
Video e cila menjëherë ngriti dyshimet nëse ai do të jetë pjesë e DWTS2.
Ende Top Channel nuk ka dhënë një datë për fillimin e spektaklit, por pritet të nisë në muajt Tetor ose Nëntor.