Edicioni i pestë i spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars” në “Vizion Plus” pritet të startoj shumë shpejt. Përgatitjet tashmë janë intensive dhe data e startimit të transmetimit nuk është e largët.
Mirëpo, Info Media – Albania ka mësuar të reja, të cilat absolutisht do të bëjnë bujë menjëherë tek audienca. Kemi mësuar se këtë edicion të pestë nuk do të jetë producentja, Holta Dulaku, e cila për katër edicionet e kaluara ka qenë e pandarë me këtë spektakël. Kjo e fundit shprehet për “IMA” se tërheqja për këtë edicion bëhet për arsye familjare.
Ikën Holta, por spektakli vazhdon. Producent i këtij edicioni do të jetë Genc Dulaku. Ky i fundit ka marrë në dorë gjithçka. Megjithatë, nga kjo lëvizje sigurisht imponohen ngacmime, dhe ndoshta kjo nuk do të jetë e vetmja. Tashmë nuk dihet saktësisht edhe vendi i dy prezantuesëve të parashikuar Amarda Toska dhe Drini Zeqo. Gjithsesi për këtë detajë do të njoftoheni në ditët në vijim.
Kujtojmë që “Dancing…” edhe edicionin e kaluar ka patur jo pak probleme largimesh deri në fillimin përfundimtar. Pas fjalëve se Adi Krasta do prezantonte këtë spektakël, ai u largua drejtë “Agon Channel”. Më vonë largimi i Miriam Canit detyroi Holtën të bëjë një zgjidhje urgjente në një kohë tepër të limituar.
IMA / S. Dema