Valbona Mema dhe Mariza Ikonomi, janë dy të eliminuarat e gjysmëfinales, duke përcaktuar kështu 5 finalistët e edicionit të 5-të të Dansing with the stars. Ata janë Tuna, Amos Zaharia, Evi Reçi, Kristi Popa dhe Heidi Lushtaku.
Ashtu sikurse pritej, gjysmëfinalja ka dhuruar surpriza të këndshme për konkurrentët dhe teleshikuesit. Konkurrentët performuan në dy disiplina të ndryshme, ku krahas partnerëve profesionistë, në performancat e dyta, ata zbriten në skene nën shoqërinë e një të afërmi të tyre. Maksimalisht u vlerësua nga juria performanca e Amos Zaharisë, i cili kishte zgjedhur si partnere nënën e tij, aktoren e njohur Yllka Mujo, me një tango pasionante, po kështu emocion dhuroi edhe perfomanca freestyle e çiftit Tuna-Cozman.
Finalja e madhe do të jetë një mbrëmje për të mos u humbur në Dancing with the stars me të ftuar surprizë, por edhe emocione të forta të një gare që do të kurorëzojë në fund edhe fituesin e saj.