Pritet të fillojë së shpejti edicioni i gjashtë i spektaklit më të madh të vallëzimit në Shqipëri, Dancing With The Stars Albania. Përpos emrave të 12 konkurentëve që do të garojnë në pistën e kërcimit, një tjetër surprizë vjen nga ky produksion i Vizion Plus. Pas largimit të Drini Zeqos i cili tashmë është rikthyer të punojë në “Opinion”, përkrah Amarda Toskës nuk do të ketë një por dy prezantues.
Mateo dhe Rudi janë dy partnerët simpatikë që do të shoqërojnë Amin përgjatë tre muajve transmetim të drejtëpërdrejtë në ‘prime time’. Dy djemtë e rinj janë moderatorë të emisionit “3jat” në Mad Tv, dhe të dy bashkë do të ndajnë me teleshikuesin të rejat e sivjetshme në Dancing With The Stars. E teksa produksioni bëhet gati për fillimin e sezonit të ri, ne presim të zbulojmë sa më shumë detaje deri në datën e startimit të këtij edicioni.