Reperi Noizy u përfol shumë që do jetë pjesë e cast-it të vipave në sezonin e dytë të Dance With Me. Lajmin e bëri të ditur vetë Alketa Vejsiu që ishin në diskutim e sipër në revistën e saj online. Por sëfundmi Noizy ka refuzuar ofertën e Grabockës dhe Vejsiut duke lënë në baltë “Dance with Me”, pak ditë nga fillimi i spektaklit. Angazhimet e shumta të reperit dhe koncertet kanë bërë që ai ti thotë jo spektaklit të kërcimit më të ndjekur në Shqipëri, sezonin e kaluar.
Fansat e tij mezi prisnin ta shikonin Noizyn në këtë spektakël duke vallëzuar. Emri që u përfol që do ishte partneria e tij ishte këngëtarja Ingrid Gjoni. Dance With Me pritet të filloj më 21 Shtator dhe deri atëherë ju qëndroni me InfoMedia – Albania për të mësuar të rejat më të fundit rreth spektaklit.
IMA / G. Qerimi