Pritet të nisë në Tv Klan, seriali i ri i vallëzimit “Dance with Me”, një patentë e Kompanisë gjigande të prodhimit multimedial në botë, Endemol.
Do të jetë sezoni i parë për këtë format suksesi që me shpejtësi po përthithet nga televizione të shteteve të ndryshme në botë.
“Dance with Me” rikthen producentet e sukseshëm të X-Factor në këtë sezon të ri televiziv i cili do të nisë në datë 29 shtator, ditën e hënë ora 20:00.
Në Garë do të jenë 7 çifte Vip.
2 personazhe të njohur do të vallëzojnë në çdo çift për të rrëmbyer trofeun e suksesit.
Televizioni Klan dhe producenti Alesandër Frangaj vazhdojnë investimin ambicioz në një skenografi mbresëlënëse e cila ka transformuar tërësisht Teatrin e Televizionit Klan.
Ky projekt rikthen në Shqipëri edhe Gaetano Castellin skenografi i cili paralelisht punon për serialet e reja në “Rai Uno”.
Janë ditët e fundit të montimit të skenografisë dhe prozhektorëve.
Pas pak ditësh nën dritat dhe vezullimin e një skene të re, skuadra e “Vallëzo me Mua”, do të sjellin show-n e sezonit.
Producentet artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të jenë për 12 javë në ekran, çdo ditë të hëne në një orar të ri. Shkruajeni këtë datë dhe këtë orë.
29 shtator, në 8 të mbrëmjes, ditën e hënë, “Dance with Me”.
Tv Klan