Spektakli më i ri i dancit në ekranet shqiptare, “Dance With Me”, po bëhet gati të pushtoj audiencën në fundin e shtatorit në ekranin e “TV Klan”. Produksioni i Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës është një patent origjinale e “Endemol” dhe në përbërjen e tij do të ketë shtatë çifte konkurentësh VIP në garë. Tashmë lista e konkurentëve VIP është përfundimtare dhe përgatitjet janë tejet intensive.
14 VIP-at pjesëmarrës janë njerëz të famshëm nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Ndër to gjejmë këngëtar të njohur të muzikës shqiptare si Rozana Radi, Olta Boka, Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda, Nora Istrefi, Zajmina Vasjari dhe Sabri Fejzullahu. Nuk mungojnë gjithashtu edhe aktor si Leart Vasili, aktori i famshëm shqiptar me karrierë në Greqi. Lista vazhdon me Mariana Kondi, Erand Sojli, Devis Muka dhe Gent Bejko. Ngjyarat kuq e zi përfaqësohen nga ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi dhe nga figurat e ekranit, moderatorja bukuroshe e “Super Sport”, Ilda Bejleri. Të gjithë personazhet do të vallëzojnë në çift me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh. Renditja e çifteve është si mëposhtë:
- Sabri Vejzullahu & Rozana Radi
-
Devis Muka & Olta Boka
-
Xhensila Myrtezaj & Elgit Doda
-
Astrit Hafizi & Ilda Bejleri
-
Leart Vasili & Zajmina Vasjari
-
Erand Sojli & Mariana Kondi
-
Gent Bejko & Nora Istrefi
Programi do të prezantohet nga show girl, Alketa Vejsiu dhe pritet të jetë një nga spektaklet më të suksesshëm të këtij sezoni televiziv. Tashmë në teatrin e “TV Klan” po bëhen përgatitjet e fundit të skenografisë, e cila është dizenjuar nga skenografi Italian, Gaetano Castelli, i njëjti skenograf i skenave të “X Factor” dhe “Kënga Magjike”. “Dance With Me” vjen me sezonin e parë, çdo të hënë, ora 20:00 në “TV Klan”
IMA / S. Dema