Ky edicion i Dance With Me 3, do të mbahet mend për largimet e mëdha që kanë ndodhur nga cast-i i konkurentëve. Pas Xhenit, Benardit dhe Fiori Dardhës, dy konkurentë të tjerë çift kanë vendosur të largohen nga gara vetëm një javë para finales.
Bëhet fjalë për Mehdi Malkaj dhe Aurela Hoxhën të cilët tashmë nuk do të jenë një prej pretendentëve për kupën e madhe të spektaklit. Arsyeja e largimit ka qënë pikërisht aktori i njohur Malkaj, i cili si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjie nuk ka mundur dot të vazhdojë garën, duke eleminuar kështu automatikisht edhe partneren e tij në kërcim Aurela Hoxhën.