Ndërsa ditët e fundit janë zbuluar disa nga konkurentët dhe çiftet e formatit të kërcimit në TV Klan, një tjetër e re vjen nga Dance With Me.
Java e dytë e sezonit televiziv do të risjelli në ekran edicionin e tretë të spektaklit të vallëzimit në Shqipëri. Ka qënë moderatorja Alketa Vejsiu e cila nëpërmjet një postimi në Instagram me konkurentët e show-t gjatë provave ka lajmëruar premierën e këtij edicioni të ardhshëm.
Do të jetë e Hëna e 12 Shtatorit ajo që do të risjelli formatin ndërkombëtar i cili në edicionet e kaluara ka patur shikueshmëri dhe interes mjaft të madh nga ana e publikut.
Në Garë do të jenë 7 çifte Vip ku 2 personazhe të njohur do të vallëzojnë në çdo çift për të rrëmbyer trofeun e suksesit.
DWM do të transmetohet çdo të hënë ora 20.15