Pak kohë më parë, ish banori i Big Brother, Damiano Agalliu ka lajmëruar se do të rikthehej bujshëm në shtator-tetor. Sigurisht që filluan aludimet e para se ku mund ta shihnim atë: si model,aktor, moderator apo diçka tjetër.
Por është e sigurt që, Damiano do ti futej botës së muzikës nuk do t’ja u merrte mendja asnjëherë. Blitz.al ka kontaktuar vetë me Damianon i cili na ka treguar se tashmë do ta shohim edhe si këngëtar.
E pabesueshme por e vërtetë!
“Kam vendosur që në fund të tetorit të publikoj projektin tim të parë muzikor. Fillimisht ideja lindi nga producenti Dashnor Asllani, i cili më ka ofruar ndihmën dhe sponsorizimet e klipeve. Pasi mendova ofertën e tij kontaktova me një mikun tim suedez, i cili është vëllai i producentit që ka bërë këngën fituese të Eurovizionit të Måns Zelmerlöë. Pra momentalisht po shkoj drejt mbylljes së kontratës me të”.- ka thënë fillimisht ish banori.
Më tej ai ka treguar për Blitz.al se ka biseduar me Stinen për të realizuar një projekt edhe me të, gjë e cila është e konfirmuar. E përveç kësaj Damiano planifikon të lançojë disa projekte rradhë dhe jo vetëm një.
“Në shtator do të bëj këngën e xhirimet të klipit dhe pres që ta përfundojë deri në fund të tetorit për ta publikuar atëherë. Në qoftë se kënga e parë rezulton e suksesshme do të përgatitem për klipet e tjera gjatë muajve në vijim”.
Pra, ai do të rikthehet fuqishëm, ashtu siç ju premtoi. Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim…