Mesa duket nuk ka qënë e fatit që Damiano Agalliu të jetë pjesë e spektaklit. Ndërsa ai u fut sërish në garë, pasi partnerja e tij në lojë Donjeta braktisi garën duke u skualifikuar automatikisht nga Big Brother, tashmë ai është prejashtuar nga gara.
Spektakli nisi me një njoftim jo të këndshëm për banorët, por mbi të gjitha për Damiano, për të cilin Big Brother vendosi që ai duhet të dalë nga shtëpia, pasi ka thyer rregullat bazë.
Banorëve i mbërriti një zarf i zi ditën e enjte, ku thuhej se një prej banorëve ka shkelur rregullat bazë të këtij “realit show” mbrëmjen e spektaklit do të mësohej vendimi.
Banorëve ju shfaq një video me shkeljet e bëra nga Damiano dhe pas kësaj, Arbana lexoi zarfin e mbërritur për Damianon ku thuhej: “Big Brother është një reality show i vërtetë dhe korrekt. Big Brother duhet ti garantoje publikut që voton transparencën e konkurrentëve brenda në shtëpi. Për sa i përket konkurrentit Damiano, nuk e kemi më garancinë e kësaj transparence, prandaj Damiano duhet të dalë nga shtëpia”.
Por ai ishte çift me Armelën dhe në bazë të rregullave të lojës, së bashku me Damianon nga shtëpia largohet edhe ajo.
Damiano Agalliu, theu rregullat e spektaklit duke treguar të afërmve të tij për hyrjen në garë por gjithashtu ai mbante edhe paisje celulare në brendësi të shtëpisë. Para pak ditësh, fakte dhe prova të shumta vërtetonin se ai kishte komunikuar me fituesin e edicionit të kaluar, Vesel Kurtishaj nga brenda shtëpisë./ima./