Rudina Magjistari është treguar gjithmonë mjaft diskrete përsa i përket jetës private dhe daljeve publike në çift.
Moderatorja jeton prej vitesh e lumtur me partnerin e saj, Xhavit Bajrami dhe vetëm dy vite më parë u bekuan me Miab, fëmijën e tyre të parë.
E ndërsa ju thamë se daljet e tyre në publik janë shumë të rralla, mbrëmë në ‘Cmimet Kult’ nuk ka ndodhur kështu.
Në një foto të siguruar nga ‘Anabel’ Rudina dhe Xhaviti shihen së bashku të veshur mjaft elegantë, në ambientet e Katedrales Ortodokse, aty ku u mbajt dhe evenimenti.