Duket se lufta ka nisur hapur mes Dalina Buzit dhe Alketa Vejsiut. Kryeredaktorja e njohur për punën e saj të palodhur me revistën Anabel, ka shfrytëzuar Instagramin për t’ia “përplasur” në fytyrë disa të vërteta moderatores Alketa Vejsiu, njëkohësisht edhe themeluese e revistës Class. Gjithçka ka nisur për shkak të një klasifikimi që një tjetër revistë online e quajtur Monitor i ka bërë faqeve shqiptare më të ndjekura online. Sipas zonjës Buzi, në renditjen origjinale Anabel.al renditej e treta sa i përket numrit të lexuesve. Ndërkohë që ka akuzuar zonjën Vejsiu se ka shtrembëruar rezultatin duke e renditur revistën e saj Class më lart se Anabel. Kaq ka mjaftuar që Dalina Buzi të shprehë të gjithë antipatinë e saj për kolegen Vejsiu duke e kategorizuar çdo punë dhe projekt të saj, përfshirë këtu edhe “Dance With Me”, thjesht një kopje. Hmmm thua do të ketë vallë një kundërpërgjigje nga Alketa Vejsiu? Urojmë të na vijë një e tillë, me Class-in që e karakterizon!
Marre nga INTV