Mediat braziliane kanë publikuar pamjet e momentit kur u ekzekutua shqiptari Ilir Zelka në São Paulo dy ditë më parë në një restorant.
Në video duket momenti kur shqiptari futet për të konsumuar mëngjesin, ndërsa disa sekonda më pas vjen autori. I veshur me rozë, po ashtu edhe kokoren, të cilën ai e heq vetëm në një moment, autori afrohet pranë vendit ku ishte ulur shqiptari dhe e qëllon nga jashtë xhamit.
47-vjeçari shqiptar rrëzohet nga karrigia dhe tenton që të fshihet. Më pas autori largohet me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.