Problemet me dokumentacionin kanë eliminuar nga gara tre nga kandidatët për anëtar të AMA-s. Zina Tosku, Romina Kruja dhe Aulon Kalaja nuk kanë plotësuar kriterin e viteve të punës ndaj edhe për ta është marrë vendimi për eliminimin nga gara.
Komisioni i Medias ka miratuar me konsensus raportin lidhur me listën e kandidaturave për 3 vendet vakante në Autoritetin Mbikëqyrës të Medias. Kryetari i Komisionit, Genc Pollo ka kërkuar më shumë seriozitet në paraqitjen e kandidaturave nga të interesuarit për vendet vakante.
Ndërkohë që ka njoftuar se komisioni do të bashkëpunojë me Ministrinë e Brendshme, KQZ-në dhe AMA-n, për verifikimin e të gjithë kandidaturave të paraqitura. “Shërbimi i Monitorimit ka konfirmuar që pjesa më e madhe i plotëson kriteret, janë 3 të cilët nuk i përmbushin, kryesisht kriterin vjetërsisë në punë”,deklaroi Pollo.
Ndërkohë që për nënkryetarin e Komisionit, Alfred Peza, për kandidaturat e paraqitura duhet të merret mendimi i specialistëve të qenë prezentë në raste të ngjashme me të dhëna specifike.
Janë 32 kandidatura të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni i Media për tri vendet vakante në AMA, ndërkohë që vazhdon të jetë e hapur deri në 21 qershor gara për kryetar të këtij institucioni.
Kandidaturat e paraqitura janë shqyrtuar nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit, nga edhe ku janë vërejtur shkeljet në dokumentacion të 3 prej kandidaturave.
Ditën e sotme në Komisionin e Medias do të zhvillojnë seancë dëgjimore me pesë kandidaturat e para që sipas renditjes së bërë nga Komisioni i Medias është:
Ani Ruçi
Andrea Shyti
Elvi Fundo
Gëzim Kabashi
Kristaq Skrami
Procesi për plotësimin e vendeve vakante të AMA-s, po shoqërohet me reformimin dhe plotësimin e 10 vendeve vakante edhe në Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Burimi | (a.h/shqiptarja.com)
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...