Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina prej disa ditësh ndodhet në ‘arrest shtëpie’, masë sigurie që gjykata e Kukësit caktoi ndaj saj, pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me dy pistoleta në makinë e saj “Audi”.
Ndërsa prej ditësh ndodhet në izolim, brenda katër mureve në një shtëpi në Kukës, ajo është fotografuar nga paparacët e Prive teksa është shfaqur për pak momente në dritaren e shtëpisë.
Ajo komunikon në telefonin e saj dhe duket me një tjetër pamje nga ajo që jemi mësuar ta shohim në daljet e saj apo në videoklipe.