Sot i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, Aleks Seitaj. Ai ka folur në lidhje me situatat e krijuara në “Big Brother VIP” që kryesisht kanë të bëjnë me miken e tij të ngushtë Arjola Demirin.
Si të duket Arjola brenda shtëpisë së “BBV”?
Unë me Arjolën kam një marrëdhënie shumë të ngushtë. Në fillim kemi punuar bashkë pastaj u bëmë miq. Do të jetë e vështirë për të këtë vit sepse do të jetë pa fëmijët e saj.
A po e përjeton keq Arjola këtë fakt?
Arjola është një person shumë i lidhur me fëmijët. Është nënë normal por u bë një periudhë e gjatë larg fëmijëve. Absolutisht e ka të vështirë. Sa e ndjeshme aq edhe ushtarake, është një grua që nuk ka frikë të ndërmarrë një gjë për fëmijët e saj.
Mund ta përdorin ndjeshmërinë e saj konkurrentët e tjerë?
Dal unë garant që çfarë thotë Arjola janë të vërteta. Një person që ka kaluar shumë rreziqe. Është çarë duke punuar që fëmijët që të kenë komoditetin. Absolutisht që po e bën për fëmijët. Sepse edhe një personi që ikën jashtë shtetit dhe thotë do punoj për fëmijët, po viktimizohet?
Si e shikon lojën e Arjolës?
Mua nuk më duket si lojë sepse Arjola ashtu është edhe në jetën reale. Është bob, e shoqërueshme. Ka një personalitet shumë familjar.
A e mendon Arjolën si fituese?
Unë e mendoj Arjolën si fituese, është mikesha ime do të doja që ta fitonte. Shpresoj që ta fitojë sepse edhe për të do të ishte një plus.
Në lidhje me pjesën nëse Arjola do të arrinte të gjente dashurinë apo do të lidhej brenda shtëpisë, miku i saj është shprehur se do të kthente çdo gjë përmbys dhe do ta mbështeste plotësisht.
Raporti që ka Arjola me Ilirin të duket i frytshëm?
Është e rrezikshme kur krijon alenaca dhe miqësi sepse në fund bëhet më e vështirë situata. Unë mendoj që duhet t’i shohim në fund.
Cilat janë planet dhe projektet e Aleks Seitaj për të ardhmen?
Më në fund personazhi im doli në “$NOB”. Personazhi quhet Luis dhe është shumë misterioz. Nga ana tjetër ekziston diçka. Po merrem me diçka. Është e shkruajtur dhe e luajtur nga unë. Kanë filluar xhirimet. Do të jetë komedi dhe do të ketë një atmosferë shumë familjare, për festa.