Jemi mësuar që nga Dafina Zeqiri, si një nga këngëtaret më të mira shqiptare, të dëgjojmë këngë zemre, e me mesazhe të forta. Edhe kësaj here, artistja ka goditur me projektin e fundit. “Duro” mban titullin kënga e saj më e re, në të cilën ajo flet për vështirësitë dhe problemet që dikush mund të kalojë me shëndetin mendor.
Tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa përmes këndimit Dafina inkurajoi fansat që të bëhen më të fortë se përherë.
Në fakt, prej kohësh Dafina ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në rrjete sociale. Ajo ia ka dedikuar Instagramit postimeve në lidhje me shëndetin mendor, për të informuar sa më shumë ndjekësit e saj.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja ka realizuar një lidhje live në Instagram me një psikologe shqiptare, që e ushtron profesionin e saj në Suedi. Këngëtarja e shfrytëzoi këtë lidhje që fansat e saj të kishin mundësinë që të mësonin sa më shumë në lidhje me shëndetin mendor dhe të kuptonin nëse kanë ndonjë problem.