Dafina Zeqiri prej kohësh ka filluar të flasë hapur përsa i përket problemeve me shëndetin mendor. Këngëtarja madje, ka vendosur që ta trajtojë këtë temë edhe në projektin e saj të ri. Pas postimeve të shumta rreth kësaj çështjeje, Dafina ka gjetur edhe mbështetjen nga kolegët. Një prej tyre është edhe Yllka Kuqi, e cila teksa përgëzon Dafinën për përpjekjet e saj, ka rrëfyer se të njejtën gjë e ka kaluar edhe ajo vetë.
“E dashur Dafi, me të thonë bravo e më të thonë më kënaqe, po më duket pak… muj me të thonë të ndjeva (i feel you)… ndoshta pse i takojmë pak a shumë betejës së njëjtë në një aspekt, por edhe për shumë arsye të tjera si psh “alëays loved you” edhe pse s’jemi shoqe të ngushta… e dija që ti ke një botë shumë të madhe brenda. E sot veç i dhe vulën për të gjithë ne. Si një individ që muj ose kam mujt me pas 1 mijë telashe gjatë jetës, je shembulli më i mirë se qysh një njeri normal duhet, mundet dhe shkon tek psikologu dhe krejt kjo e bon një ndryshim të madh e pozitiv në jetën e atij njeriu… domethënë ja vlen me provu me lyp ndihmë profesionale. Nëse flas si psikologe për krejt kolegët e mi psikologë në Kosovë që punojnë ndershëm e janë profesional kjo çka bëre ti është ma e mirë dhe ma e madhe e ma efektive se çdo fushatë tjetër milionëshe e besa pa efekt shumë herë… si njeri, si femër si këngëtare , si psikologe, po të them faleminderit,” shkruan Yllka në postimin e saj.