Gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje” në “NIN” me Alaudin Hamitin, Dafina Zeqiri u pyet për prishjen e marrëdhënies me Tunën vite më parë, një ndër më të përfolurat në showbiz.
“Edhe unë edhe Tuna kemi shumë kohë në këtë industri dhe është shumë normal për dy femra selfmade që të kenë përplasje.” – tha ajo.
Megjithatë Dafina u shpreh se “ka kaluar kohë” dhe “kanë ndikuar shumë njerëz”.
“Ka kaluar kohë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta edhe unë kam pranuar gabimet e mia, sepse kemi qenë të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz rreth nesh. Sot jemi shumë mirë.”
Shumë vite më parë, kur Tuna dhe Ledri ishin dy të rinj që po korrnin sukses dhe ishin në qendër të vëmendjes, patën një histori dashurie bashkë. Tuna u nda nga Ledri dhe u njoh me Dafinën, me të cilën bashkëpunoi në 2010-n me “Vibe” së bashku me 2Po2. Në këtë periudhë, Dafina dhe Tuna ishin në marrëdhënie përkatësisht me Krenar Çoçajn dhe Rilindin, ky i fundit një djalë nga Kosova me të cilin Tuna pati një nga martesat më të shkurta në showbiz.
Pas daljes së “Vibe”, media të ndryshme nisën të aludonin se këngëtaret ndërprenë marrëdhënien dhe asokohe u përfol si shkak autorësia e muzikës.
Në vitin 2011, Dafina dhe Ledri bënë publike lidhjen, e cila përfundoi në vitin 2012. Asokohe u përfol se Tuna nuk e përtypi dot faktin që ish-shoqja pati një lidhje me ish-të dashurin e saj. Në vitin 2013, mediat publikuan edhe një video përmes të cilës pretendohej se Dafina e cilësonte Tunën “njeri me dy fytyra”.
Asnjë prej tyre nuk pranoi të fliste publikisht për situatën. Në 2017-n, Tuna dhe Dafina nisën të ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram dhe të mos i kursenin komentet e ëmbla. Në janar të 2018-s, këngëtaret publikuan edhe një foto së bashku teksa qëndronin në SHBA.