Nëse këtë vit jeni habitur për numrin e lartë të bashkëpunimeve të artistëve shqiptare, prisni se nuk keni parë akoma.
Në një kohë kur pritet bashkëpunimi i Yll Limanit me Dafina Zeqirin, kjo e fundit ka një tjetër as nën mëngë.
Burime ekskluzive për News31 kanë treguar se Tuna dhe Dafina po punojnë në bashkëpunim, që do të publikohet vitin e ardhshëm.
Kënga po punohet në Prishtinë dhe pritet të jetë një surprizë për të gjithë fansat e dyshes.
Aktualisht, po jepet dora e fundit këngës dhe xhirimet e klipit akoma nuk kanë nisur.
Duke marrë parasysh që bashkëpunimi i fundit i dyshes “Vibe” bashkë me 2Po2 rezultoi një hit i padiskutueshëm, mezi presim çdo të na sërvirin këtë herë.