Dafina Eshrefi, këngëtarja kosovare që synon përfaqesimin e Zvicres në Eurovision 2016 me këngën “Red”.
Dafina Eshrefi është 31 vjeç nga Prishtina dhe sëbashku me fëmiljen e saj nga viti 1991 jetojnë në Zvicër. Ajo është një nënë e re që dashurinë për muzikën e kultivon që nga fëmijëria.
Dafina është bërë pjesë e fazës së parë të konkurimit që përzgjedh këngën përfaqësuese zviceriane për “Eurovizionin 2016”. Kënga me të cilën konkuron mban titullin “RED” dhe është shkruar dhe komponuar nga vet ajo, ndërsa orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku.
Kjo nuk është hera e parë që një shqiptare arrin të bëhet pjesë e kësaj faze në kompeticionin zvicerian drejt Eurovision. Orgesa Zaimi, këngëtarja rock, në vitin 2012 u prezantua me këngën “Every Minute”.
Këngën mund ta dëgjoni në këtë link: http://esc.srf.ch/de/dafina-eshrefi-0
Ndërsa nga dita e djeshme deri në 16 nëntor është i hapur votimi ku mund të votoj secili person pa marrë parasysh vendbanimin.
Dafina ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve përmes këtij shkrimi ku ajo shpjegon edhe si të votohet:
“Sot kanë filluar votimet online për seleksionimin e parë drejtë garës “Eurovision Song Contest 2016″, ku unë po garojë me këngën time.
Tani votat vlejnë!
Çdo njeri anembanë botës mund të votojë për këngën time në linkun më poshtë.
http://esc.srf.ch/de/dafina-eshrefi-0
Ju Duhet ta shtypni “ABSTIMMEN” pastaj 4 pikë dhe në fund duhet të shkruani numrin e juaj të telefonit me +377… apo +49… etj., varet prej vendit ku jetoni. Menjëherë do të ju vijë një Code në SMS, të cilin e shkruani në vendin e duhur. Në këtë mënyrë votën e juaj e keni dhënë! Ju faleminderit edhe një herë nga zemra për gjithë këtë përkrahje nga të gjitha trojet shqiptare! Jashtë mase e emocionuar për urimet që po më vijnë nga shqiptarët nga mbarë bota, më lejoni edhe t`ju spjegoj pse kam hyrë në garë për Zvicrën
Luftërat dhe shtypjet e shumta nëpër kohë na kanë shpërnda në të gjitha anët e kësaj bote, kështu edhe familjen time në vitin 1991.
Zvicra për ne Shqiptarët ka bërë shumë! Shteti zvicran ofron të gjitha mundësit për të arritur çka të duash në jetë! Vetëm po pate vullnet dhe force!
Por kurrë asnjëherë nuk e kam harruar Kosovën, apo Shqiptarët, dhe prejardhjen time nga Prishtina.
Kosovën e shoh si NËNËN time, e cila më ka rrit në gjirin e saj! Më ka dhënë dashuri, dhe më ka mësuar të mos dorëzohem! Ndërsa Zvicrën e shoh si BABAIN tim të fortë, që i ka të gjitha mundësit dhe më mbron! Më ka dhënë përkrahje dhe më ka mësuar që gjithmonë ka rrugëdalje!
Andaj kam vendosur të gjitha forcat ti bashkoj dhe me një këngë ta përfaqësoj shtetin HELVETIK, duke pas parasysh që njëkohësisht po i përfaqësojë të gjithë SHQIPTARËT ku do që jetojnë!
Ju faleminderit nga zemra për votën e juaj!”