Protagonistët e “The Nanny” (Dadoja), një nga serialet tv më të dashura të viteve ’90, në një reunion që i ka lënë pa fjalë fansat
Cast-i është mbledhur sëbashku në një mbrëmje me rastin e ditëlindjes së aktores Renée Taylor (në rolin e Sylvia Fine), që sot është 83 vjeç. Një moment ky ku nuk kanë munguar edhe fotot. Edhe pse vitet kanë kaluar ata duken po aq të mbrekullueshëm si 20 vite më parë.
Dadoja numëron 6 sezone televizive të suksesshme me nje total prej 146 episode. Publiku shqiptar ka pasur mundësinë të ndjek serialin në Canale 5 gjatë viteve 1995 – 1998, si edhe në TVSH me titra.