I infektuar me COVID-19, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare mjeku Geron Husi.
Lajmi i trishtë është bërë publik nga mjeku Tritan Kalo, me anë të një mesazhi prekës në Facebook, ku edhe shpreh ngushëllimet për kolegun e tij.
Husi ka punuar si mjek endokrinolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.